Tifozi anglez rrëzohet gjatë festës dhe bie në koma!

Parada e klubit të Leeds United, pasi arritën me sukses objektivin për t’u kthyer në Premier Ligë, ka regjistruar një incident të rëndë. Ed O’Brien pësoi dëmtime të rënda, pasi ra nga pema ku ndodhej gjatë festës. Ai u dërgua menjëherë në spital, ndërsa po lufton për jetën. Tifozi i Leedsit, 33-vjeç, është në koma. Dhe pse i është nënshtruar operacionit, sërish dëmtimi në tru ka mbetur i paqartë. Gjatë kësaj kohe është hapur një llogari për të kontribuar nga ana financiare. Janë mbledhur 10 mijë paundë, ndërsa O’Brien po lufton me jetën.

sfidanti.al