O Arbitër ! O Hamiti! Penalltia është “tokë e zanun”..

Vllaznia, penalltia dhe… Balaj ! Në Shkodër flitet për një trekëndësh magjik, që nuk do t’i lërë në baltë as në ditën e madhe kur të luajnë finalen me Egnatian kampione. Sa herë që Balaj niset për të gjuajtur një penallti , shkodranët thonë se celulari i tyre në futboll i limiton  valët  deri në 11m. Dhe kjo ndeshja e fundit me Dinamon, u luajt tamam tek pika e bardhë.

Kur arbitri Hamiti dha penalltinë për Dinamon, atë që rezultoi se ishte sa për nxemje ( se më pas e anulloi), një tifoz shkodran nga shkallët e stadiumit paska  thirrur: “ O Hamit,  ke ngatërruar krahun, penalltitë janë tonat !”  Dhe thirrja e tij sikur të ishte thirrja e profetit të topit, pasi arbitri Hamiti  ia lëshoi  dy penallti njëra pas tjetrës, këtë herë ne krahun e duhur,  që për Dinamon dhe trajnerin Daja,  të dyja bashkë mezi formonin  njërën…

Sfidanti.al