Dhunë superiore te finalet,  siç i takon “nderit” të Superiores

Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, moj  dhunë Superiore? Tek politika apo tek futbolli? Apo tek të dyja bashkë sespe trazohen mrekullisht..Grushte poshtë, grushte lart! Dhunë  në ndeshjen Tirana- Pogradeci për të mbajtur kokën në Superiore, grushte edhe në fund të ndeshjes gjysmëfinale  Dinamo – Vllaznia.

Dhe në këtë të fundit, dhuna u ngjit lart, tek burimi nga vjen e “pastër”. Dhe  kur nuk e zgjidh dot populli poshtë , në skenë dalin   shefat me “dorën e rëndë”. Nuk dihet çfarë u tha dhe si ndezi fitili i sherrit, por  presidenti i Dinamos, Bardhi , një njeri që kurrë nuk kishte veshur mantelin e të fortit, u godit me  Tofik Osmanin, drejtorin e Vllaznisë, “ambasadorin e sistemit”..

Prisni, prisni se “Final 4” sapo ka filluar dhe ka plasur saraçineska e penalltive! Një e anulluar për Dinamon, ku arbitri Hamiti ia shkrepi gjasme , për ta “ndrequr” me dy të tjera për Vllazninë, ku gropa e ndeshjes mban emrin kuptimplotë  ..VAR!

Sfidanti.al