Festë bardheblu të Korçë! Tirana është kampione e Shqipërisë në volejbollin për femra, duke mbyllur serinë me shifrat 3-0! Pas 12 vitesh, skuadra kryeqytetase ka rikthyer trofeun e kampionit, që për to është i 21-ti. Triumf 1 me 3 dhe në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” në Korçë, ndërsa në harkun kohor të një muaji e gjysëm Tirana ka triumfuar pesë herë ndaj Skënderbeut. Për më tepër katër herë në Korçë duke i rrëmbyer dy trofe, Kupën e Shqipërisë dhe titullin kampion. Për sa i përket rezultatit të sotëm, 25-22 seti i parë për Tiranën. Më pas Skënderbeu triumfon në të dytin në pikët shtesë 27-25. Nuk ka më histori, teksa Tirana rrëmben dy sete njëherazi 18-25 dhe 13-25 dhe 3-1. Kupën kapitenes së Tiranës, Enkelejda Braho, ia ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
sfidanti.al