Pogradeci, 100 mijë euro për Superioren

Pogradeci do kërkojë mrekullinë ndaj Tiranës, më 4 maj në “Elbasan Arena”. Finalja për një vend në Superiore do të nisë në orën 18:00 dhe liqenorët janë më të motivuar se kurrë. Presidenti Armand Lilo ka vendosur një premio të padëgjuar më parë te Pogradeci. Bëhet fjalë për 100 mijë euro, që do të shpërndahen për liqenorët në rast fitoreje ndaj bardhebluve. Pogradeci shkon në finalen për një vend në Superiore, pasi mposhti minimalisht Burrelin dhe Besën. Pengesa e fundit është Tirana. Skuadra e Shkëmbit kërkon të shpëtojë nga katastrofa ndërkohë, pasi e mbylli kampionatin në vendin e tetë.

sfidanti.al