Tirana do të luajë ndaj Pogradecit një finale, për të qëndruar në Superiore. Bardhebluve u prish punë Final Four, pasi ndeshja është programuar më 4 maj. Të dielën, për llogari të Final Four, do të luhet një nga gjysmëfinalet e Final Four. Në këtë mënyrë, Tirana duhet të gjejë një stadium tjetër për të pritur Pogradecin. Kujtojmë se bardheblutë e mbyllën si vend i tetë. Në anën tjetër, Pogradeci ia doli mrekullisht të shkojë në finale, pasi kishte përfunduar si vend i pestë në Kategorinë e Parë. Fitoret me Burrelin dhe më pas Besën, bëjnë që Pogradeci të ëndërrojë elitën e futbollit shqiptar.
sfidanti.al