Vllaznia do e mbyllë sezonin e rregullt futbollistik ditën e diel në stadiumin “Loro Boriçi”. Me shkodranët, që në ndeshjen finale të këtij edicioni të vlefshme për javën e 36-të presin Laçin, ku kurbinasit vetëm shpresa dhe matematika i mban ende në garë për mbijetesën në Superiore. E në krahun tjetër, kuqeblutë që duan suksesin për të ruajtur vendin e dytë në kampionat në përfundim të 36 javëve. Statistikat e sezoneve të fundit flasin për një traditë pozitive të kuqebluve në ndeshjen finale të edicionit. Kështu, në sezonin e shkuar 2023-24, shkodranët u mposhtën në shtëpi në ndeshjen finale të sezonit me rezultatin e thellë 1-5 nga Skënderbeu. Në sezonin 2022-23, Vllaznia e mbyllte me një sukses sezonin.
Ku 9 herë kampionët e vendit mposhtnin Bylisin në transfertë me rezultatin 1- 2. Me një fitore në shifrat 1-3 e mbyllte edhe sezonin 2021-22 ekipi i Vllaznisë. Që triumfonte kështu në transfertë ndaj Kastrotit. Edhe në edicionin 2020-21, kuqeblutë e mbyllnin si këtë edicion në shtëpi kundër Laçit, ku ndaj kurbinasve imponoheshin në atë ndeshje me rezultatin 2-0. Në sezonin 2019-20, Vllaznia e mbyllte me një barazim 1-1 edicionin kundër Flamurtarit.
sfidanti.al