Antalyaspor synon Rey Manajn

Rey Manaj vijon të jetë një ndër emrat më të lakuar, sa i takon mundësisë për t’u transferuar sesionin e ardhshëm të merkatos. Trajneri i Antalyaspor, Emre Belozoglu po përgatitet për të bërë një transferim “big” gjatë merktos së verës. Belozoglu, i cili ka nisur punën e tij, po planifikon të shtojë në skuadër Rey Manajn, i cili po lë gjurmë në Turqi me fanellën e Sivasspor dhe emri i të cilit ka qenë në rendin e ditës me gjigantët e Superligës.

sfidanti.al