Edhe pse merkato është larg, Atletico Madrid po mendon për afrimet e verës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Los Colchoneros pëlqejnë Alejandro Garnacho, sulmuesin 20-vjeçar i cili aktivizohet në radhët e Manchester United. Megjithatë, klubi spanjoll nuk është i vetmi i interesuar. Disa skuadra nga Premier League dhe Bundesliga po ndjekin gjithashtu nga afër situatën dhe kështu, te Atletico duhet të tregohen të vëmendshëm. Garnacho, pavarësisht potencialit të tij në ekipin e parë, nuk konsiderohet i pashitshëm, çka rrit edhe më shumë gjasat për një largim të mundshëm. Argjentinasi në këtë sezon ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 2 asiste.
sfidanti.al