Gara për Topin e Artë; A do të mund ta fitojë Buffon?

Liga e Kampioneve të këtij viti do të vendosë shumë përsa i përket trofeut të Topit të Artë. Në finalen e 3 qershorit në Cardiff do të vihen përballë Juventusi dhe Reali i madridit, që ka në përbërjen e vet minisfidën mes Cristiano Ronaldos dhe Gianluigi Buffon. Portieri i Zonjës së Vjetër do të kërkojë që të vendosë emrin përkrah  ‘Merimangës së Zezë’ të Rusisë, Lev Yashin i cili e fitoi këtë çmim në 1963 për t’u bërë i vetmi portier deri tani që e ka arritur një triumf të tillë.  Në kryeqytetin e Uellsit, Juventus mund ta ndihmojë kapitenin e tij ta fitojë këtë trofe që do të ishte në të njëjtën kohë edhe shpërblimi për karrierën e tij të fituar ku përfshihen trofe të shumtë duke nisur nga kampionati e deri te Kupa e Botës. Por Buffon e pret një garë e fortë në këtë pikë dhe ai është pikërisht Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Realit të Madridit, autori i 10 golave në këtë sezon në Ligën e Kampioneve e ka fituar 4 Topa të Artë dhe tani kërkon ta ngrejë këtë trofe për të 5 herë për të barazuar rivalin e tij Lionel Messi. Dhe portugezi e ka vërtetuar se atëherë kur duhet ai është aty për t’i dhënë një tjetër triumf skuadrës, por edhe vetes së tij.

sfidanti.al