Klubi i Pizës, me në krye ish-mbrojtësin e njohur italian Xhenaro Gatuzo, nuk arriti që të shpëtoi nga rënia në kategorinë e 3-të italiane. Piza në duelin me Citadelën humbi 1-4, duke konfirmuar, kështu, rënien nga Seria B. Mjaft interesant është fakti se Piza është ekipi që ka pësuar më pak gola në Serinë B, por, megjithatë, ra nga ajo.
Gatuzo, dikur ka qenë një mbrojtës që, me të vërtetë, i shpartallonte aksionet e ekipeve kundërshtarë, ndërsa i suksesshëm ai u tregua edhe si trajner në fushën e mbrojtjes, por, megjithatë, është treguar i dobët në taktikën sulmuese, pasi ai nuk kishte në dispozicion lojtarë mjeshtër që mund të shënonin, sikurse ndodhte dikur në Milanin e tij. Piza ka pësuar 33 gola që është shifra më e ulët në Serinë B, ndërsa ka shënuar më pak sesa ekipet e tjerë, vetëm 23.
Sfidanti.al