FIFA bllokon Dinamon

Dinamo ka marrë një lajm të keq nga FIFA. Kryeqytetasve u është bllokuar merkato për sezonin e ardhshëm.

Nëse kryeqytetasit duan të bëjnë afrime në merkato, atëherë duhet të shlyejnë detyrimet e prapambetura dhe më pas të marrin dritën jeshile nga FIFA për regjistrimin e lojtarëve.

Dinamo këtë sezon është një nga skuadrat që lufton për titullin kampion në Superiore, ndërsa mban vendin e dytë në renditje.

sfidanti.al