Lecce rikthen interesin për Arbër Hoxhën

Arbër Hoxha në modë. Klubi i Serie A, Lecce ka rikthyer interesin për sulmuesin shqiptar, Arbër  Hoxha, i cili aktivizohet në radhët e Dinamos së Zagrebit. Në janar, klubi kroat refuzoi propozimin e Lecces, duke e konsideruar ofertën  si të ulët. Megjithatë, gjërat tani kanë ndryshuar. Hoxha po gjen pak hapësirë ​​dhe Dinamo Zagreb po përballet me vështirësi financiare pas një sezoni zhgënjyes në elitë.

sfidanti.al