Duket se Milani ka përshpejtuar ndjeshëm procesin për zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv. Në fillim të javës, ka pasur një bisedë të gjatë dhe produktive mes administratorit të kuqezinjve, Giorgio Furlani, dhe ish-drejtorit sportiv të Juventusit, tani te Tottenhami, Fabio Paratici. Me pak fjalë, vendimi për këtë rol të rëndësishëm, që ende mungon në klubin e Milanit, është në fazën përfundimtare. Sipas zërave të brendshëm, takimi është vlerësuar pozitivisht nga drejtuesit e Milanit, të cilët tani janë të vendosur për të zgjedhur Paraticin. Të dy diskutuan mbi mënyrën se si të përmirësojnë cilësinë teknike të ekipit në merkato, si të mbyllet paraprakisht kontrata e Paraticit me Tottenhamin dhe si ai mund të nisë menjëherë si konsulent i jashtëm, duke qenë se pezullimi i tij ndërkombëtar përfundon në qershor. Dy palët mund të arrijnë një marrëveshje që do ta lejonte atë të fillonte bashkëpunimin që në prill. Ende mbeten të hapura disa mundësi për kandidatë të tjerë, por jo shumë të mëdha. Megjithatë, në këtë moment, duket pothuajse e sigurt se Milani ka vendosur për Fabio Paraticin.
sfidanti.al