Ai është një nga talentet më emocionues në skenën botërore të futbollit dhe për këtë arsye Bayer Leverkusen dëshiron ta mbajë me çdo kusht. Florian Wirtz është vetëm 21 vjeç, por tashmë ka larguar çdo dyshim mbi aftësitë e tij: e ardhmja e tij si një kampion është e sigurt. Në këtë sezon, ‘ylli’ gjerman ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 16 asistime, duke konfirmuar gjithçka të mirë që tregoi sezonin e kaluar në edicionin triumfues të Leverkusenit. Për këtë arsye, lista e klubeve të interesuara për të është jashtëzakonisht e gjatë. Kontrata e Wirtz-it skadon në vitin 2027 dhe drejtuesit e Bayerit dëshirojnë ta rinovojnë atë, qoftë edhe vetëm për të pasur një pozicion më të fortë në një negociatë të mundshme për shitjen e tij. Opsioni i paraqitur për lojtarin është një marrëveshje e re me rritje rroge dhe një klauzolë lirimi të vlefshme nga vera e ardhshme. Wirtz ende po reflekton, i tunduar nga interesimi i Bayern-it të Mynihut dhe Manchester City-t. Leverkusen-i është i vetëdijshëm se mund ta humbasë atë në merkaton e ardhshme, por çmimi i vendosur për kartonin e tij është marramendës: 120 milionë euro.
sfidanti.al