Në sezonin tejet të pafat që po përjeton Arsenali, i karakterizuar nga shumë dëmtime, veçanërisht në repartin ofensiv të skuadrës, Mikel Arteta mund të përfitojë nga një “dhuratë” në prag të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Sipas asaj që raporton ‘Mirror’, Bukayo Saka ka hyrë në fazën përfundimtare të rikuperimit nga dëmtimi serioz në tendinën e gjurit që pësoi dhjetorin e kaluar dhe mund të rikthehet në kohë për përballjen e dyfishtë me spanjollët.
Ditët e fundit, Arteta, në një intervistë për ‘Sky Sport’, kur u pyet nëse Saka kishte ndonjë mundësi për të luajtur, u shpreh: “Po bën përparime të mëdha. Do të shohim kur do të vendosim ta aktivizojmë, si do të reagojë dhe sa shpejt do të arrijë formën e tij optimale. Javën e ardhshme do të jetë këtu me ne (në stërvitje), duke pasuar dhe gjuajtur. Ka bërë tashmë shumë punë në fushë, edhe pse individualisht. Hapi i radhës është ta bashkojmë me pjesën tjetër të skuadrës për një seancë stërvitore më konkurruese dhe të shohim si do të shkojë”.
sfidanti.al