Lionel Messi te Interi? Kush e di se si do të kishte shkuar nëse e gjithë kjo do të kthehej në realitet. Tani tifozët zikaltër vetëm mund ta imagjinojnë, por që mund të ishte konkretizuar disa vite më parë siç zbuloi Horacio Gaggioli, ish-agjenti i kampionit argjentinas. Ish-agjenti shpjegoi në një intervistë sesi presidenti i atëhershëm Massimo Moratti u përpoq ta sillte Messin në Milano: “Është e vërtetë, e konfirmoj. Interi, si skuadrat e tjera të mëdha, e donte atë. Unë e di për interesin pas mbërritjes në Barcelonë, ndërsa nuk kam dëgjuar kurrë për interesin e tyre më parë. Megjithatë, Leo nuk donte kurrë të largohej nga Barça”.
Lidhja e Messit me Barcelonën ka mbetur shumë e fortë, edhe falë investimit që klubi katalanas vendosi të bëjë tek ai: “Leo mbërriti përfundimisht në shkurt 2001 në Barcelonë dhe që atëherë e kuptoi menjëherë se cila ishte filozofia e futbollit të klubit dhe se ishte një klub i veçantë”. “Ne e dimë pjesën tjetër – shtoi Gaggioli -. Barcelona e ndihmoi atë në çdo mënyrë. Ai e ndihmoi atë në shumë mënyra në fillim të karrierës së tij, sepse besonte në të”.
Gaggioli, megjithatë, është i bindur se Messi nuk do ta mbyllë karrierën e tij te Inter Miami, por aty ku filloi gjithçka: “Jam i bindur se ai do të kthehet te Neëell’s Old Boys. Do të ishte diçka e mrekullueshme. Do të ishte i vetmi klub në Argjentinë që kishte në radhët e tij edhe Diego Armando Maradona dhe Leo Messi”.
sfidanti.al