Conte ia vë fajin fushës: Nuk ishte lagur

Antonio Conte është i zhgënjyer nga barazimi kundër Venezias, i pesti në shtatë ndeshjet e fundit.

“Sa i përket lojës, nuk mendoj se ata na vunë në vështirësi. Napoli bëri lojën e tij në një fushë të vështirë kundër një skuadre në formë. Të gjithë ata që kanë luajtur kundër Venezias kanë vuajtur. Kur ke kaq shumë raste, duhet të shënosh. Rastet e tyre erdhën nga pakujdesitë tona. Ajo që nuk duhet të ndodhë kurrë është kundërsulmi që pësuam në fund,” – shpjegoi trajneri i Napolit për mikrofonët e DAZN. “Nëse do të kishim humbur në këtë moment të kampionatit, do të kishte qenë shumë më ndryshe nga një barazim”.

“Ne e bëmë lojën tonë, por nuk e di pse fusha nuk ishte lagur dhe topi nuk rrëshqiste mirë. Ndoshta ishte hera e parë që ndodhte diçka e tillë këtë sezon. E pyeta Eusebion nëse ishte një zgjedhje e tyre, por ai më tha që jo. Për të fituar ndeshjet, duhet të shënosh. Krijuam raste, ndoshta duhet të kishim qenë më agresivë, por ajo që ndodhi në fund nuk e toleroj dhe ua shpjegova mirë lojtarëve. Skuadrat që duan të bëhen të forta duhet të mbajnë përqendrimin nga minuta e parë deri në të fundit”.

“Këtë vit ka pasur edhe pauza të tjera, do të bëjmë të njëjtën gjë si herët e tjera: do të punojmë me ata që do të mbeten, që do të jenë më shumë se 10 lojtarë. Nëse dikush është mbrapa me përgatitjen, do të përpiqemi të shfrytëzojmë këtë kohë për ta sjellë në të njëjtin nivel me të tjerët. Nuk do të ndryshojë asgjë”.

 

sfidanti.al