Kumbulla i lumtur me zgjedhjen e bërë

Në një intervistë të gjatë për “Cronache di spogliatoio”, Marash Kumbulla tregon për aventurën në Romë dhe rilindjen në Barcelonë ku aktivizohet për ekipin e Espanjolit.

“Stadiumi i Espanjolit më ka pëlqyer shumë dhe nuk e fsheh faktin se ishte një nga arsyet përse zgjodha këtë ekip për të vazhduar karrierën”, tha Kumbulla, i cili shpjegoi se kishte parë impiantin në fjalë në një ndeshje të Shqipërisë.

Sa i përket emocioneve të forta shqiptari shpejgon se pas ndeshjes së fituar nga Espanjoli përballë Realit kishte ndjerë emocione të forta dhe paprovuara më parë. “Ndeshja me Realin ishte diçka e pabesueshme. I mundëm dhe në fund nuk i besoja syve kur shikoja tabelën. Reali është një ekip që nuk dorëzohet kurrë dhe triumfi përballë tyre ishte sfilitës. Edhe kur mbaroi ndeshja mbaj mend se isha nën tension”, rrëfen Kumbulla.

sfidanti.al