Shkëndija e Tetovës vazhdon të jetë e shkëputur e vetme në kryesimin e kampionatit të Maqedonisë së Veriut edhe pas ndeshjeve të javës së 21-të të saj. Kuqezinjtë e Tetovës kanë mundur me rezultatin minimal 1-0 Pelisterin për të qenë tashmë 5 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt, e ndihmuar edhe nga barazimi mes Gostivarit dhe Rabotniçkit. Ndërkohë, Sileksi ka mundur 3-1 Strugën dhe është tashmë në vendin e dytë në renditje, duke u vënë gjithashtu në ndjekje të tetovarëve.
REZULTATET
Gostivar-Rabotniçki 0-0
Shkëndija-Tikves 1-0
Shkupi-Pelister 3-1
Sileks-Struga 3-1
Voska Sport-Brera Strumica 3-1
sfidanti.al