Barcelona, 4 gola për vendin e parë

Parakalim në krye të tabelës për Barçën, e cila iu përgjigj fitores së Atletikos ndaj Bilbaos mbrëmjen e së shtunës me një 4-0 të ekzagjeruar ndaj Real Sociedadit. Golat u shënuan nga Martin 25’, Casado 29’, Araujo 56’ dhe Lewandowski 60’. Duhet pranuar se në këtë sukses të katalanasve ndikoi dhe përjashtimi i Aritz Elustondo, i cili i detyroi djemtë e Imanol Alguacil të luanin numerikisht inferior për 75 minuta.

Katalanasit, që janë 3 pikë përpara Real Madridit, të freskët nga disfata ndaj Betisit, mbërrijnë kështu me moral të lartë në ndeshjen e Champions League kundër Benfica-s të mërkurën e ardhshme. Nga ana tjetër, Real Sociedad do të kërkojë të harrojë këtë humbje me një sukses në Europa League përballë Manchester United.

sfidanti.al