Lionel Messi rikthehet për të folur për përvojën e tij në Francë. Ylli argjentinas i Inter Miami ka dhënë një intervistë për Apple Music, duke rikthyer vitet e karrierës së tij të lavdishme, jo pa disa momente të vështira si dy sezonet te PSG:
“Ishte një vendim që duhej ta merrja shpejt sepse më duhej të largohesha nga Barcelona. Ato dy vite nuk ishin të këndshme për mua. Nuk isha i lumtur në përditshmëri, në stërvitje, gjatë ndeshjeve. Kisha vështirësi në përshtatje.
Ardhja tek Inter Miami ishte një mundësi e mirë pas vështirësive në vitet e fundit në Paris. Ndihem shumë mirë këtu. Sinqerisht, jam i lumtur dhe jetoj dita-ditës. Karriera ime? Qëllimi im i vetëm dhe ëndrra ime e vetme, që i vogël, ishte të bëhesha profesionist, të luaja futboll”, ka thënë mes të tjerash Messi.
sfidanti.al