Sezoni i MotoGP do të hapet pa kampionin në fuqi, Horge Martin, i cili iu nënshtrua dje një operacioni në Barcelonë. Spanjolli me siguri do të humbasë garën e parë të kampionatit, të planifikuar për të dielën e 2 marsit në Tajlandë.
Martin iu nënshtrua një operacioni pas frakturave të marra në aksidentin e pësuar në stërvitje dy ditë më parë. Piloti spanjoll kishte pësuar një frakturë në dorën e majtë, ndërsa për momentin nuk ka asnjë parashikim për datën e saktë të rikthimit në pistën të “Martinator”-it.
sfidanti.al