Vllaznia dhe Partizani në gjysmëfinalen e Kupës

Partizani ka arritur një fitore të çmendu(nga minuta e 40-të mbeti me 10 lojtar, dy kartona të verdhë për Sembene), 2-1 përballë Laçit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të thotë një biletë për në gjysmëfinale. Të kuqtë zhbllokuan sfidën me Padstrelau në pjesën e parë, por përjashtimi i Sembene e bëri gjithçka të vështirë. Kurbinasit arritën të vendosin barazpeshën në pjesën e dytë me Bibon dhe humbën disa mundësi për të kaluar në avantazh. Në fund, atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, vjen reagimi i të kuqve me Kekon, i cili arriti të shënojë golin me vlerën e kualifikimit.

Vllaznia ka arritur të sigurojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pas gjuajtjeve të penalltive në sfidën me Elbasanin. 120 minuta lojë dhe një barazim 3-3 në “Loro Boriçi”, me kuqeblutë që u treguan më të saktë nga pika e bardhë, 5 goditje të sakta(dy të humbura), ndërsa elbasanasit realizuan vetëm katër(tre të humbura). Një ndeshje me shumë gola ajo e luajtur në “Loro Boriçi”, 6 të tillë, 3 për secilën skuadër, pa harruar që dy golat e parë të kuqebluve në fakt ishin autogola. Shkodranët kaluan në avantazh falë devijimit të bërë nga Lila në minutën e 15-të, ndërsa Lajthia vendosi barazpeshën 10 minuta më vonë. Në fillimin e pjesës së dytë është edhe njëherë Lajthia që kalon në avantazh Elbasanin, por një devijim i Mustës në minutën e 56-të rikthen barazpeshën.

Fundi i takimit është mjaft emocionues, me kuqeblutë që kalojnë në avantazh në minutën e 90-të, por elbasanasit rikthejnë edhe njëherë barazpeshën me Olberkis në shtesë. 90 minuta lojë dhe barazim 3-3 për ti lënë radhën shtesës, por që rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund.

Gjuajtja e penalltive u buzëqesh kuqebluve, të cilët tregohen më të saktë duke realizuar 5 të tilla, ndërsa Elbasani 4.

 

sfidanti.al