Chelsea per ‘shopping’ te Roma; kërkon Nainggolan dhe Rüdiger

Radja Nainggolan dhe Antonio Rüdiger janë shndërruar në shënjestrën e Chelseat në merkaton e transferimeve të kësaj vere. Tabloidi britanik ‘The Sun’ flet për një tentativë të Bluve të Londrës për të siguruar shërbimin e dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të Romës duke ofruar plot 80 milionë Euro për ta. Gjithnjë sipas ‘The Sun’, Nainggolan nuk po e kapërdin dot më faktin që në Itali nuk ka mundur të triumfojë dhe për këtë arsye ai po e mendon seriozisht transferimin në Premier League tek në skuadër si Chelsea që synon suksesin edhe në Ligën e Kampioneve. Ndërsa në rastin e Rüdiger, Chelsea e sheh atë si alternativën më të mirë të Koulibaly për të cilin e bëri tentativën e tij por që dështoi.

sfidanti.al