Java e 24-rt e Kategorisë së Parë ka dhuruar rrezultate surprizë. Në ndeshjet e së dielës spikati barazimi i Flamurtarit në Kukës. Ky rrezultat u shfrytëzua më së miri nga Vora, e cila nga ana e saj fitoi falë një goli në të 94’ në transfertë me Valbonën duke u shkëputur prej ndjekësve kryesorë. Hapi fals i vlonjatëve u shfrytëzua edhe nga Besa e Kavajës, e cila fitoi 2-0 në transfertë përballë Korabit. Fitore bindëse mori edhe Lushnja, e cila bëri detyrën përballë Erzenit duke e mundur 3-0. Apolonia-Burreli dhe Kastrioti-Pogradeci ishin dy takimet e vetme ku nuk u shënuan gola.
sfidanti.al