Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e kësaj të diele. Ishte një rezultat zhgënjyes ky për standartet e këtij sezoni për Larën. Një xhiro e parë e 9-ta por në të dytën nën ritëm vetem e 23-ta duke e mbyllur në total e 13-ta. Aventura e radhës do të jetë në Are të Suedisë.

Ndërkohë sot është shkruar historia ku mbretëresha e Skive, Shiffrin ka arritur fitoren e 100 dhe podiumin e 155. Askush si Mikaela Shiffrin në këtë sport. Një fitore emocionale pas periudhës së dëmtimit, që e mbajti për një periudhë 3 mujore larg pistave.

sfianti.al