Reijnders: Ia vështirësojmë jetën vetes

Tijjani Reijnders, mesfushor i Milanit, foli për Milan TV pas humbjes në fushën e Torinos:

“Mënyra se si e nisëm ndeshjen dhe mënyra se si lejuam golin e dytë. Këto janë gjëra që nuk mund të ndodhin nëse lufton për katër vendet e para në renditje. Duhet të përmirësohemi në të dyja fazat, sepse nëse vazhdojmë kështu, ia vështirësojmë jetën vetes. Megjithatë, duhet të vazhdojmë përpara sepse ende kemi mundësi të futemi në top-4 dhe duhet të jemi të sigurt në vete, sepse kemi cilësi, por duhet t’i tregojmë ato.”

A është çështje mendore?

Nuk e di nëse është çështje mendore, sepse të gjithë janë gjithmonë të gatshëm për ndeshjen.

Por në çdo ndeshje, gabimet që bëjmë na vështirësojnë jetën dhe duhet të përpiqemi t’i shmangim. Duhet të jemi më dominues në të dyja fazat, dhe për momentin nuk po e bëjmë këtë.

Sa e rëndësishme do të jetë ndeshja ndaj Bologna-s?

Mund të bëjmë një hap të madh përpara në renditje duke fituar këtë ndeshje.

Duhet të jemi të përgatitur, të analizojmë se çfarë duhet të përmirësojmë pas kësaj ndeshjeje dhe të shkojmë atje me besim.

sfidanti.al