Qazim Laçi shënon për Spartën e Pragës

Qazim Laçi protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar me Spartën e Pragës, në ndeshjen ndaj Ceske. Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni. Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste.

sfidanti.al