Mesfushori i kombëtares shqiptare, Qazim Laçi ka shënuar gol me fanellën e Rizesporit në kampionatin turk. 30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen 3-1 në transfertë përballë Goztepes. Ky është goli i tretë sezonal që Laçi shënon në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.

