Lara Colturi, e gjashta në Sestriere

Lara Colturi ka dhënë një tjetër kohë të mirë në Kupën e Botës në Sestriere. Për herë të dytë ka marrë pjesë në slallomin gjigant, ndërsa është renditur në vendin e gjashtë duke dhënë një tjetër rezultat shumë të mirë. Në përfundim të dy rrëshqitjeve të saj, Colturi kishte kohën e përgjithshme 2’10”47. 1’04”14 në rrëshqitjen e parë dhe 1’06”33 në rrëshqitjen e dytë, ndërsa është renditur në vendin e gjashtë.

Një pozicion më lart se sa dita e premte, teksa në slallomin gjigant ishte në vendin e shtatë. Grara është dominuar përsëri nga italiani Brinjone, e cila ka zënë vendin e parë me kohën 2’08”81. E diela për Lara Colturin do të jetë për konkurrimin në slallomin special, ndërsa shpresohet që përsëri të jetë në dhjetëshen e parë.

Në javën e ardhshme Kupa e Botës në ski do të zhvendoset në Are të Suedisë, kurse në Sestriere në dy garat e slallomit gjigant ka marrë 76 pikë. E në këtë mënyrë, Lara Colturi vazhdon të bëjë mirë në ski, ndërsa është kandidate potenciale për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

 

sfidanti.al