Lojtari i PSV: Ia dolëm, Juventusit i treguam forcën

PSV triumfoi 3-1 ndaj Juventusit në Champions, duke eleminuar bardhezinjtë nga kompeticioni. Pas takimit, lojtari i holandezëve, De Jong dha komentin e tij. “Duhej të jepnim maksimumin për 120 minuta dhe të gjithë e bëmë. Për më tepër, treguam një futboll të bukur, pati momente kur e mbajtëm Juventusin me shpatulla pas murit. Është fantastike të fitosh dhe të luash mirë, edhe pse, për të qenë i sinqertë, sot pati disa gabime të vogla që duhet t’i korrigjojmë. Kaluam një periudhë të vështirë, por u ringritëm së bashku dhe ia dolëm më së miri”.

sfidanti.al