Largimet dobësuan Partizanin

Partizani është dobësuar. Nëse deri para pak javësh kjo fjali bazohej vetëm tek emrat e larguar dhe ata të ardhur, tashmë gjithçka po duket në fushën e lojës. Largimet e Rrapajt, Carës, Mba dhe Hadrojt kanë shkaktuar një boshllëk gjigant në skuadër, veçanërisht në repartin e sulmit. Skuadra nuk ka guximin dhe cilësinë për të dominuar dhe shkuar te goli në mënyrë organike. Kjo ndikon edhe te mungesa e qetësisë në mbrojtje, repart që së fundmi u “njollos” me një gabim të Domgjonit. Nuk e dimë si bëhen llogaritë në klub, por duket se Partizani është pajtuar që këtë vit të marrë paratë, përpara trofeve. Fitoi mbi 1 milionë euro në janar nga shitjet dhe nuk shpenzoi shumë me prurjet. Me këtë skuadër dhe me këto paraqitje Partizani duhet ta konsiderojë si sukses kualifikimin në Europë.

sfidanti.al