Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Fisnik Asllani, po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. 22-vjeçari është shndërruar në një bomber te skuadra e Elversbergit, që militon në ligën e dytë Gjermane. Asllani gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 2 me 0 që skuadra e tij arriti ndaj Greuther Furth. Shqiptari i Kosovës, arriti të shënonte në minutën e 6-të të sfidës. Për të ishte goli i 12 në 21 jave. 22-vjeçari gjithashtu ka regjistruar edhe 6 asiste.
sfidanti.al