Tragjedi në sportet dimërore, ‘shuhet; ish kampioni olimpik i bobsled, Steven Holcomb.

Tragjedia prek sportet dimërore amerikane. Steven Holcomb, fituesi i medaljes së artë në Lpojërat e Vankuverit në 2010 në bobsled është gjetur pajetë në dhomën e tij pranë qendrës stërvitore të Lake Placid në New York. Lajmi i trishtë u konfirmua mga Komiteti Olimpik Amerikan, por pa  dhënë detaje të tjera. Holcomb, që në 2008 u operua për të kaluar një sëmundje në sy, hyri në librin e legjendave të Olimpiadës Dimërore të Vankuverit teksa drejtoi skuadrën e tij katërshe  të Bobsled drejt fitimit të medaljes së artë. Më pas Holcomb fitoi medaljen e bronztë në garën dyshe të Bobsled në Sochi 2014. Në karrierën e tij janë 10 medalje të fituara në kampionate botërore,5 nga të cilat janë të arta, 6 Kupa të Botës dhe 60 podiume.

Sfidanti.al