Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Angli-Shqipëri, e cila do të luhet më 21 mars në stadiumin “Wembley” në Londër. Federata Angleze njoftoi këtë të martë se nuk ka më asnjë biletë të lirë për përballjen mes dy kombëtareve. Në këtë takim, do të jenë plot 90 mijë tifozë në stadium, ku pritet që tifozët shqiptarë të jenë të pranishëm edhe në sektorë të tjerë të stadiumit përveç atyre të përcaktuar. Pritet të jetë një atmosferë e zjarrtë, ku do të debutojë edhe trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel.
sfidanti.al