Luka Donçiç u shkëmbye pasi skuadra e Dallasit ishte lodhur prej mungesës së regjimit të lojtarit. Sipas “ESPN” ky shkëmbim u krye këtë vit pasi ekipi teksan nuk mund të vazhdonte më këtë bashkëpunim. Sipas gazetarëve amerikanë Tim MacMahon dhe Davin McMenamin, Donçiç këtë verë u prezantua pas pushimeve me një peshë rtrupore prej 122 kilogramë ndërsa pesha e tij optimale duhet të jetë 104 kg. Edhe pse regjimi i munguar prej sportisti nuk ka ndikuar në performancën e lojtarit në fushë, Maverics nuk kanë mundur që të vazhdojnë më këtë bashkëpunim.
sfidanti.al