Java 23 foli për Egnatian dhe Vllazninë

Java e 23-të e “Abissnet Superiore” u mbyll me dy ndeshjet e fundit, Tirana – AF Elbasani dhe Dinamo City – Skënderbeu. Në “Niko Dovana”, Tirana dhe AF Elbasani u ndanë në barazim 1-1. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh, ndërsa miqtë barazuan në pjesën e dytë. Me të njëjtin rezultat, 1-1 përfundoi edhe ndeshja në “Elbasan Arena” mes Dinamo City-t dhe Skënderbeut. Po dje u zhvillua edhe sfida mes Laçit dhe Partizanit, e cila u mbyll pa gola 0-0. Egnatia mori një tjetër fitore në kampionat, duke mundur Bylisin në shtëpi me rezultatin 2-1. Golat e Lushkjas dhe Ndrecës vulosën triumfin e kampionëve në fuqi. Vllaznia u rikthye te fitorja, pasi mundi Teutën në “Niko Dovana” me rezultatin 3-1. Kuqeblutë bënë një paraqitje shumë të mirë, ndërsa golat e fitores u realizuan nga Mala, Balaj dhe Dodaj.

sfidanti.al