Elbasani ka përforcuar sulmin në ditën e fundit të merkatos së janarit duke transferuar një maroken. Karim Loukili është lojtari më i ri i skuadrës verdheblu. Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Elbasanit përmes një postimi në faqen zyrtare. “Sulmuesi maroken vjen për herë të parë në Shqipëri pas eksperiencës në Erste Divise në Hollandë tek ekipi i TOP Oss. Karim është rritur profesionalisht në akademinë e Utrecht. Sulmuesi anësor numëron paraqitje në kategoritë superiore me Debrecen në Hungari, Karmiotissa në Qipro dhe Riga në Letoni”, shkruan skuadra verdheblu.
sfidanti.al