“Aq shpesh sa po ndeshemi takimet me Realin po kthehen në derbi”. Në vigjilje të ndeshjes mes Arsenalit dhe Sitit, trajneri i kampionëve të Anglisë është ndalur në shortin e Champions League, ku fati i kryqëzoi me Realin e Madridit. Për këtë duel trajneri spanjoll ishte mjaft i zymtë dhe pranoi se skuadra e tij nuk meritonte që të kualifikohej. “Këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Kemi fituar vetëm tri ndeshje dhe kemi barazuar një tjetër. Shorti është ky që është. Me Bajernin e Mynihut do ta kishim shumë të vështirë, por edhe Reali është një ekip i vështirë. Jemi ndeshur edhe më parë dhe tani presim ditën e ndeshjes”, tha Guardiola.
sfidanti.al