Dje në mbrëmje, të mëdhenjtë e futbollit shqiptar dhe të ftuarit e tyre “big” festuan në spektaklin e më të mirëve të vitit. Edhe pse një muaj me vonesë, lideri i selisë që drejton fijet e lojës në vend që prej dy dekadash, e pa të logjikshme që çmimet t’i ndajë në erën e tij, fundin e janarit e në këtë mënyrë ka vendosur standartin Superior. Por nëse do të ishte ky problemi i vetëm, të gjithë do ta kishim kaluar me ndonjë batutë tavolinash. Problemi ose halli është shumë më i madh. Dje pas një fasade plot shkëlqim pas buzëqeshjes prej kartoni, u shfaq mjerimi i lojës tonë.
Të gjithë i uruan dhe përggëzuan të gjithë por askush nuk foli për garën e vrarë dhe futbollin e katandisur në pazare lagjesh për interesa të momentit. Askush nuk foli sepse sigurisht që nuk mundej ta bënte këtë gjë, për formulën vrasëse të Superiores, nivelin mediokër e stadiumet bosh. Më groteske bëhët tabloja nëse llogarisim edhe urimet e Infantinos dhe mikut të Armand Dukës, Ceferinit, i cili “bekoi ” arritjet e jashtezakonshme te futbollit shqiptar me ne krye “sherbëtorin e tij”. UEFA, tashmë institucion i përfshirë në aferat e ndryshimit të statutit për të mbajtur sa më gjatë në fron sllovenin, nuk mund të mos e mbështesë zv.presidentin e saj të “suksesshëm” që aq shumë po i jep edhe futbollit botëror.
Të gjithë të lumtur me farsën dhe vetëm kaq…
Nga Pirro Bardhyli