Çfarë nuk dëgjon për rilindjen e Dinamos ! Thonë se nëndetësja ka dalë sipër dhe nuk ka frikë as nga “armiku”. Thonë se dora e fortë e trajnerit Ilir Daja është “magjia” e këtij sezoni, spiunohet se Dinamo ka një dëshirë të fshehur, te fitoj titullin, që nuk e thotë dot me zë të lartë ( nuk e lejojnë as ata siper). Nuk perseritet më gafa, si atëhere me Shkembin trajner. Po e mbajtën sekretin, edhe “zotat e topit ” nuk janë kundër tyre.
Një gjë nuk thuhet me zë të lartë se në Elbasan , Dinamo dha një leksion force në fushë duke triumfuar pastër, por edhe morën një “leksion force” në shkallët e tribunës. Tamam tek vendi ku ka mbetur mbijetesa e fundit e tifozëve, aty ku fabrikohet edhe ..”ajka e dhunës”!
Çfarë ka ndodhur pertej fushes ne Elbasan? Presidentin e Dinamos, Bardhi e kanë nxjerrë “jashtë loje” me forcë të fortësh nga tribuna VIP! Dhe për këtë rast “pikant” nuk ka as VAR e as Komision Disipline qe bëhet gjallë. Pale të flasësh për delegatin e FSHF-së , por as vetë Dinamo nuk është ndjerë fare. Proverbi ynë thotë se “qingji i butë pi dy nëna” , sidomos kur e fiton ndeshjen. Dikur thonim “ ku ka si Tirona” , tani thuhet “ku ka si 3 pikët”. I gjori futboll, edhe pse e ka trupin vija -vija, e kanë mësuar të hajë dru dhe të ..kënaqet me klasifikimin !
Sfidanti.al