Cili shikonte më qartë: Ne me sy apo i madhi Sabah Bizi.?

Sabah Bizi, mohikani i fundit i futbollit shkodran,  ka mbyllur sytë për herë të dytë. Disa vite më parë humbi dritën e shikimit, kurse disa ditë më parë humbi ..dritën e jetës. Se cili ishte në futboll e thanë të gjithë të gjallë dhe të “vdekur”,  ajo që nuk dihet është se Saba-ja , kur flitej për futboll, “shikonte” më  shumë se të tjerët. Në Shkodër, ku me topin dhe me fjalën kanë xhongluar si mjeshtrat e mëdhenj, thanë se Bizi  dhe  futbollistët e sotëm i ndajnë male , nuk u bashkokan  dot. Saba-ja plot talent dhe pasion i mbushte stadiumet, kurse futbollistët e sotëm e kanë “punë” edhe kur stadiumi është i zbrazuar..

Disa kohë më parë, meshtri i madh i topit,  Sabah Bizi, ishte  i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Si[ dinte vetëm ai,  ka mrekulluar për herë të fundit, si dikur në fushë. Nuk i shpetonte asnjë ndeshje dhe  kur fliste ishte aq i qartë dhe qortues me brezin e sotëm, sa leksioni shkonte edhe për bashkëmoshatarët e tij, ata me  ‘”sy në ballë”, te cilët  kanë zgjedhur të heshtin se futbolli sotëm nuk ka tifozë, por ka..politikë !

Sfidanti.al