Futbolli skocez dhe ai botëror është në zi pas shuarjes së një tjetër legjende. Denis Law mbylli sytë në moshën 84-vjeçare pasi vuajti për disa vjet nga sëmundja e rëndë e demencias. Law, i lindur në 1940, ishte një nga futbollistët më të shquar të Skocisë, dhe shkëlqeu me kombëtaren si dhe me Manchester United në Angli. Një nga sulmuesit më të mirë të epokës së tij, ai fitoi dy herë titullin në Angli me “djajtë e kuq” si dhe një herë Kupën e Anglisë.
sfidanti.al