Ismajli dyfishoi vlerën e kartonit në një vit

Ardian Ismajli është futbollisti me rritjen më të madhe të vlerësimit nga të gjithë kuqezinjtë duke bërë një kërcim të fuqishëm vitin që sapo u mbyll. Sipas agjencive të specializuara për statistikat dhe financat në futboll, kartoni I mbrojtësit sot vlen 6 milionë euro, rritje që ndodhi dhjetorin e kaluar. Kjo do të thotë dyfishim brenda vitit, pasi në dhjetor 2023, Ismajli nga ana profesionale vlente 3 milionë euro. Madje, rritja ka ndodhur që nga qershori, pra dyfishimi u arrit në vetëm 7 muaj. Natyrisht, ka pasur arsye për këtë. Në fazën e parë të Serisë A, Ardian Ismajli ishte jo vetëm mbrojtësi më I mirë I Empolit, por edhe njëri nga më të mirët në kampionat, sidomos për dyluftime dhe largim të rrezikut nga porta e tij. Në moshën 28-vjeçare mund të thuhet se e meriton të cilësohet lojtar i nivelit të lartë, siç e ka treguar në Itali dhe në kombëtare. E gjithë kjo paraqitje shumë e mirë po vlerësohet jo vetëm me rritjen e vlerës virtuale së kartonit, por edhe me rritjen e interesimit të klubeve të ndryshëm në Itali apo jashtë saj. Napoli cilësohet favorit për të siguruar mbrojtësin shqiptar sezonin e ardhshëm, por besohet interesim ka nga Lacio, e më herët nga Juventusi e Fiorentina.

sfidanti.al