Në një sezon të vështirë për Manchester City, tifozët morën një lajm të mrekullueshëm: pas rinovimit të kontratës së Pep Guardiolës për dy vite të tjera, është njoftuar edhe zgjatja e kontratës së Erling Haaland, i cili ka firmosur një marrëveshje të gjatë që (përllogaritet) ta lidhë përgjithmonë me klubin anglez. Sulmuesi norvegjez ka nënshkruar një kontratë prej nëntë vite e gjysmë, një periudhë e jashtëzakonshme në botën e futbollit, që shuan të gjitha thashethemet për transferime të mundshme. Kur të përfundojë kontrata e re, Haaland do të jetë 34 vjeç dhe në fundin e karrierës së tij. Me këtë lëvizje, ai i është lidhur përgjithmonë Manchester City-t, ndërsa klubi ka hequr disa klauzola nga marrëveshja e re që e mbrojnë lojtarin nga konkurrentët potencialë, si Real Madrid, i cili kishte shfaqur interes të madh për norvegjezin. Vetë fakti që lexohet kohëzgjatja e kontratës është mbresëlënës, duke qenë se është një veprim i pazakontë në futbollin modern, ku zakonisht kontratat zgjasin dy deri në tre vite. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Haaland do të qëndrojë te Manchester City për një dekadë të plotë, deri në fundin e karrierës së tij. Klubi e njoftoi marrëveshjen në rrjetet sociale përmes një momenti argëtues, ku Haaland u drejtua me një letër të shkruar për mbrojtësit kundërshtarë, duke iu bërë të ditur se do të qëndrojë gjatë në Premier League. Bisedimet për këtë kontratë nisën sezonin e kaluar dhe vetëm tani palët arritën një marrëveshje gjigante, që përfshin rritje të ndjeshme të pagës dhe shtimin e disa bonuseve të lehta për t’u arritur. Ndërkaq, janë hequr tërësisht klauzolat e mëparshme për lirimin e lojtarit: tani është e pamundur që dikush të blejë Haaland pa kaluar më parë nga Manchester City. Sipas Daily Mail, në planet e karrierës së lojtarit ishte mundësia e transferimit të shpejtë te Real Madrid, një dëshirë që Haaland ua kishte rrëfyer disa miqve të tij. Megjithatë, me këtë kontratë të re, rruga drejt La Ligës bëhet shumë më e ndërlikuar, sidomos tani që sulmuesi norvegjez ka gjetur një stabilitet të ri në klub, duke filluar nga drejtuesit më të lartë.
sfidanti.al