Kupa e Shqipërisë luhet në mesjavë

Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, që do të zhvillojë ndeshjet e fazës së 1/8-ve të finales. Ndeshjet e këtij turi do të luhen të martën dhe të mërkurën dhe janë me eliminim direkt. E marta dhuron një duel interesant, pasi përballen dy skuadra që militojnë në Abissnet Superiore. Ndeshja Tirana-Bylis do të luhet të martën në stadiumin e Vorës në orën 13:00. Ndërkohë, që ndeshja tjetër e ditës, sfida mes Laçit dhe Kukësit që do të luhet në të njëjtën orë (13:00). Të mërkurën do të luhen edhe 6 ndeshjet e tjera të këtij turi. Egnatia do të presë Kastriotin në Rrogozhinë në orën 13:00 ,ndërsa në orën 13.30 Dinamo do të përballet me Erzenin. Katër sfidat e tjera do të luhen në orën 17:00 dhe ato janë; Teuta-Elbasani, Vllaznia-Besa, Partizani-Apolonia dhe Skënderbeu-Vora.

sfidanti.al