Algrem vendos rekord në distancën e 10 km

Në Valencia u bë historia në garën e 10 kilometrave. Atleti nga zvicra Andreas Algrem ka prerë i pari finishin duke vendosur rekord për Europën me kohën 26:52. Algrem suprizoi me spritin final konkurentët e tij më të fortë Vincent Langat dhe Dominic Lobalu duke “i djegur” në metrat e fundit. Gjithashtu në këtë garë u vendos rekord edhe për Amerikën Latine pasi uruguaiani Santiago Catrofe u rendit i teti me kohën 27:15. Sa i përket atleteve femra gara u dominua nga Hellen Ekalale (Kenia), e cila rikuperoi pozicionet duke kaluar Fotyen Tesfay Haiylu (Etiopi), Christine Chesiro (Kenia) dhe Asayech Ayicheë (Etiopi) për të prerë finishin me kohën 29:32.

sfidanti.al