Mesfushori i Corinthians përplas për vdekje një motoçiklist

Policia argjentinase po heton një aksident automobilistik, ku përfshihet mesfushori i Corinthians, Rodrigo Garro, i cili po drejtonte makinën që përplasi dhe vrau një motoçiklist në orët e para të së shtunës, në provincën e La Pampa. Sipas ‘Globo Esporte’, lojtari 27-vjeçar, i cili po udhëtonte në automjet me një person tjetër, është intervistuar nga autoritetet dhe është kthyer në shtëpi. Deri më tani bëhet e ditur se “makina që drejtohej nga Garro, është përplasur kokë më kokë me një motoçikletë”, në një përplasje të menjëhershme fatale për viktimën. Nga ana tjetër, mesfushori, i cili sot feston ditëlindje e tij, nuk ka pësuar dëmtime të mëdha, të ngjashme me ata që ishin me të. Mesa duket rasti po hetohet si vrasje me dashje. Provat vazhdojnë të analizohen. Duhet theksuar se Rodrigo Garro po kalon pushimet në Argjentinë, vendlindja e tij, pasi Brasileirão përfundoi rreth një muaj më parë.

sfidanti.al