Bizhdili konfirmon Josën tek Besa: Nuk do të ketë asnjë largim

Presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili, ka reaguar pas lajmit të publikuar në se trajneri Mirel Josa dhe fantazisti Mentor Mazrekaj janë drejt largimit. “Nuk ka asnjë largim apo afrim për momentin. Të mërkurën do të jenë të gjithë në stërvitje. Do të ketë lëvizje në merkato dhe do t’i bëjmë publike ditë pas dite”, ka thënë Bizhdili. Humbja me Apoloninë dhe zbritja në vendin e tretë ka trazuar jo pak gjërat te Besa, por për momentin Bizhdili kërkon të marrë kohë. Ndërkohë, i pyetur për këtë situatë dhe një largim të mundshëm, vetë trajneri Mirel Josa, deklaroi shkurtimisht: “Nuk di asgjë.”.

sfidanti.al